Ballina Aktualitet KONFIRMIMI/ Salillari dhe 2T marrin tenderat për Bypassin e Elbasanit me gati...

KONFIRMIMI/ Salillari dhe 2T marrin tenderat për Bypassin e Elbasanit me gati 20 mln euro më pak

76
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publik fituesit e tenderit për ndërtimin eë Bypassit Elbasanit. Ashtu siç Kapitali e kishte publikuar më parë, gara ka rezultuar me një kursim të konsiderushëm publik, ku dy kompanitë e shpallura fituese kanë ofruar gati 20 milionë euro më pak se fondi limit.

Në tenderin për fazën e dytë me fond limit 26 milionë euro, fituese është shpallur kompania Salillari, e cila ka ofruar një çmim gati 7 milionë euro më pak se vlera limit.

Sipas dokumentave të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik në garën për lotin e dytë të bypassit të Elbasanit janë paraqitur plot 16 oferta duke dëshmuar për një garë reale dhe të ashpër në tender. çmimi më i ulët është ofruar nga Salillari me 1.8 miliardë lekë ose 19 milionë euro me kursin aktual.

Konfirmohet Kapitali/ Salillari dhe 2T marrin tenderat për Bypassin e

Gjysma e ofertave, pra 8 nga 16 në total kanë qenë pikërisht në intervalin nga 1.8- miliardë deri në 1.9 miliardë lekë ose 20 deri në 30 për qind poshtë fondit limit.

Ndërsa në tenderin tjetër për këtë vepër, atë të fazës së parë, situata ka qenë thuajse identike. Ky lot kishte një fond limit prej 34.5 miliardë lekësh ose 34.4 milionë euro dhe është fituar nga 2T, e cila ka ofruar çmimin 22.5 milionë uro ose 12.5 milionë euro më pak se fondi limit.

Konfirmohet Kapitali/ Salillari dhe 2T marrin tenderat për Bypassin e

Uljet e këtyre përmasave në kontratat e mëdha kanë qenë një fenomen shumë i rrallë dhe thuajse inekzistent në tenderat e infrastrukturës, ku siç tregojnë dosjet e SPAK, ishte instaluar një sistem që kontrollonte garën dhe paracaktonte fituesit me dorë të hekurt.

Rënia e Berlinda Ballukut dhe frika e zyrtarëve nga SPAK për të firmosur akte kamikaze duket se po jep efektet e para të çlirimit të tenderave publikë nga koluzioni dhe paracaktimi korruptiv.