Ballina Kronika Pamjet e rënda nga banesa e 32-vjeçares në Durrës/ Tavolina e shtruar...

Pamjet e rënda nga banesa e 32-vjeçares në Durrës/ Tavolina e shtruar me ushqim, pllakat e lara në gjak dhe lodra…

60
0

Një tavolinë e shtruar me pak ushqim, i lënë përgjysmë, një arush pelushi mbi divan dhe pllaka të lara në gjak… Këto janë pamjet dramatike nga banesa e 32-vjeçares në Durrës, nënë e dy fëmijëve, e cila u plagos nga ish-bashkëshorti i saj.

Nëna e re ndodhet në reanimacion, ndërsa autori i plagosjes së saj me thikë, në arrati. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme, ku 32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, u plagos rëndë me thikë.