Ballina Aktualitet Protesta e 41-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’, kërkohet largimi...

Protesta e 41-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’, kërkohet largimi i Ramës

64
0

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të nisë marshimi drejt Kryeministrisë. Qindra protestues janë mbledhur për t’iu bashkuar tubimit të radhës kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe një ndryshim i thellë politik në vend.

Kjo është protesta e 41-të qytetare e organizuar kundër qeverisë Rama, një seri tubimesh që prej muajsh shoqërohet me akuza ndaj mazhorancës për keqqeverisje, korrupsion dhe mungesë transparence.

Tubimi nisi fillimisht si kundërshtim ndaj ndërtimit të një resorti në zonën e Zvernecit, por me kalimin e ditëve është zgjeruar, duke përfshirë edhe kërkesa më të gjera politike dhe sociale.