Ballina Politika ‘Protesta ka arsye’, Rama pranon keqqeverisjen: Nuk është algoritmi organizator, as forcat...

‘Protesta ka arsye’, Rama pranon keqqeverisjen: Nuk është algoritmi organizator, as forcat e huaja armiqësore

74
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në plazhin e Jalës në jug të vendit. Rama foli mbi protestën kundër tij dhe qeverisë që vijon prej 41 ditësh, teksa pranoi se pikënisja e saj mund të jetë keqqeverisja e tij dhe Partisë Socialiste. Kryeministri sqaroi deklaratat e tij se pas protestës qëndron Irani apo algoritmi, duke theksuar se protesta nuk organizohet nga algoritmi apo forcat e huaja armiqësore.

Sipas tij vërtet shqetësimet e njerëzve dhe përditshmëria e tyre i bën ata të dalin në protestë që prej ditës së parë. Por algoritmi mund ta amplifikojë sipas tij zhurmën apo nxitjen nga videot e manipuluara.

Rama: Protesta ka arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve janë të qenësishme për tu lexuar siç duhet. Por alogritmi ka impakt të jashtëzakonshëm në amplifikimin e zhurmës, negativiteti, nxitjeve që e vijnë në formën e videove të manipuluara. Që japin karburant , i hedhin benzinë zjarrit që nuk është ndezur nga algoritmi por njerëzit. E padiskutueshme që çdo protestë ka një mesazh,. Cilido qoftë arsyeja dhe ata që dalin në protestë, protesta mbart mesazhe, dhe patjetër që detyra ime është të kuptoj sa më mirë mesazhet që mbart protesta. Të kuptoj edhe më shumë se kaq, të kuptoj organizatorët, çfarë ka më shumë se ajo që duket. Të kem një pamje sa më të qartë të spektrit të çështjeve apo forcave të angazhuara në një protestë. Ashtu si algoritmi nuk është organizatori i një proteste. Forcat e përfshira që janë armiqësore apo dashakeqe me Shqipërinë nuk janë as ato organizatorët apo arsyeja themelore që edhe njerëz këtu mund të kenë dalë në protestë. Por të gjitha që këto së bashku të kuptohen dhe gjithsecili të kuptojë se ku mbaron motivi i sinqertë i protestës, si adresohet, cilat janë zgjidhje për shqetësimet reale, dhe ku fillon manipulimi dhe ti si njeri i sinqertë kthehesh në një vegël i forcave të tjera. Ndarja bëhet te pika ku të hapet një rrugë.

Shumë e rëndësishme të ndahet pjesa e shkaqeve dhe problematikave që kërkojnë adresim dhe asaj që kërkon informim. Protesta nisi me Zvërnecin dhe sot u harrua. U harrua sepse realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga çfarë njerëzit kishin perceptuar përmes kanaleve të dezinformimit. Realiteti i fakteve nuk është që qeveria shiti atdheun, Sazanin, Zvërnecin. Realiteti që aty ku qeveria ka përgjegjësi si administruese e interesit publik jo vetëm që nuk ka bërë shitje por edhe sot që flasim, qeveria ka pozicionin që shteti duhet të jetë pjesë si pronar në këtë sipërmarrje nuk kemi akoma një marrëveshje.