Ballina Kronika Bie në prangat e policisë 31-vjeçari/ Asgjësohen 42 bimë kanabisi, kultivonin kanabis...

Bie në prangat e policisë 31-vjeçari/ Asgjësohen 42 bimë kanabisi, kultivonin kanabis në zonë pyjore, në kërkim edhe…

52
0

Një 31-vjeçar në Krujë është vënë në pranga për kultivim kanabisi, ndërsa bashkëpunëtori i tij 43-vjeçar është shpallur në kërkim.

Policia gjeti në një zonë pyjore në Mukaj rreth 42 bimë narkotike, të cilat tanimë janë asgjësuar si dhe ka sekuestruar 600 gramë kanabis.

Njoftimi i policise:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 600 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Vihet në pranga një 31-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, sherbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të organizuara në terren, finalizuan operacionin policor të koduar “Mukja”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Z., 31 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. M., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Mukaj

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kishin kultivuar, në një zonë pyjore të fshatit Mukaj, 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.