Ballina Lifestyle Lila Moss frymëzon të tjerët duke treguar hapur jetën me diabetin e...

Lila Moss frymëzon të tjerët duke treguar hapur jetën me diabetin e tipit 1

39
0

Modelja Lila Moss po i ndihmon të tjerët të ndihen shumë më të sigurt në veten e tyre.

Vajza 23-vjeçare e ikonës së modës Kate Moss pozoi mbi shkëmbinj në Athinë, e veshur me një kostum banje të zi nga Burberry.

Lila, babai i së cilës është drejtori kreativ Jefferson Hack, është vlerësuar për faktin se ka shfaqur në publik monitorin e diabetit të tipit 1 dhe pompën e insulinës, duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, shkruan The Sun.

Lila Grace Moss lindi më 29 shtator 2002 në Londër, Mbretërinë e Bashkuar. Prindërit e saj u ndanë dy vite pas lindjes së Lilës, por të dy kanë arritur të kalojnë kohë me vajzën e tyre.

Pavarësisht statusit të tyre si figura të njohura të botës së modës dhe medias, Hack i tha revistës Sunday Times Magazine se Lila i konsideron ata “jashtëzakonisht jo interesantë” (ose “aspak cool”).