Ballina Politika Taulant Balla për RTSH-në: Nuk justifikon paratë publike, mbetet një dështim i...

Taulant Balla për RTSH-në: Nuk justifikon paratë publike, mbetet një dështim i madh

52
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur kritika ndaj Radiotelevizionit Shqiptar gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e cilësuar televizionin publik si një institucion që vijon të mos përmbushë pritshmëritë.

Balla tha se, duke folur si një qytetar i thjeshtë dhe jo si drejtues politik apo deputet, mendon se RTSH “vazhdon të jetë një dështim i madh” dhe “një harxhim parash kot”.

“Pavarësisht vlerësimeve tejet pozitive të skrutinitetit që bën Kuvendi, të paktën duhet ta themi troç që televizioni nuk është se po ngrihet në atë nivelin që do të kishim dashur të gjithë për një televizion publik, pas kaq shumë vitesh përpjekjesh dhe pas kaq shumë drejtorësh të ndryshuar”, u shpreh Balla ndërsa u shpreh optimist për ndryshimin e mënyrës së kontrollit parlamentar mbi RTSH-në, duke theksuar se mbikëqyrja periodike, dhe jo vetëm ajo vjetore, pritet të japë rezultate.

Megjithatë, Balla pranoi se mbetet skeptik për të ardhmen e televizionit publik.

“Por, si njeri shpresëplotë që jam, nuk kam shpresë që Radiotelevizioni Shqiptar do të bëhet. Ky është këndvështrimi im personal”, deklaroi kreu i grupit socialist.