Ballina Kronika Aksident me vdekje në Vranisht të Vlorës/ Automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren

Aksident me vdekje në Vranisht të Vlorës/ Automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren

58
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vranisht–Vlorë, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 22:00, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Vlorë / Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.