Ballina Rajoni Alarm në Greqi/ Dhjetëra të shtruar në spital për infeksion nga salmonela

Alarm në Greqi/ Dhjetëra të shtruar në spital për infeksion nga salmonela

62
0

Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të shumta të shtrimeve në spitale me infeksion nga salmonela. Në Larisa, rastet e salmonelës janë konfirmuar edhe nga spitalet, ndërsa po rriten shqetësimi, pasi burimi i infeksionit është ende i panjohur.

Deri dje u konfirmuan zyrtarisht 30 raste, prej të cilëve 12 pacientë janë të shtruar në spital, siç raportojnë mediat greke.

Presidenti i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, Profesori i Pulmonologjisë Theodoros Vasilakopoulos, rekomandoi që qytetarët të jenë veçanërisht të kujdesshëm derisa të përfundojë hetimi i rastit dhe të shmangin sa më shumë konsumimin e mishit të pulës këto ditë, derisa të kalojë epidemia e salmonelës që filloi në Lamia.

“Logjika thotë se nëse do të hamë diçka tani, duhet ta gatuajmë mirë. Dhe të shmangim ngrënien e pulës për dy ose tre ditë, derisa të kemi arritur në një rezultat përfundimtar”, tha Vasilakopoulos në një intervistë.