Ballina Politika “Kjo është të tallesh”/ Kransiqi-Ramës: S’mund ta trajtosh vizitën në Bruksel si...

“Kjo është të tallesh”/ Kransiqi-Ramës: S’mund ta trajtosh vizitën në Bruksel si bastionet e Fierit!

77
0

Politologu Afrim Krasniqi duke komentuar mbylljen e tri kapitujve të parë Shqipëri-BE, theksoi se vizita në Bruksel nuk mund të trajtohet si vizitë në Fier, një nga bastionet e socialistëve në zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Krasniqi i konsideroi tallje dhe moskuptim deklaratat që pakënaqësia në Shqipëri është produkt i mirëqenies. Ai vuri në dukje se deklarata të tilla nuk përputhen me konceptin e një Europe me standarde.

Nëse delegacioni sonte kthehet nga Brukseli për të thënë ne jemi modeli i demokracisë, siç e tha kryeministri sonte, që pakënaqësia në Shqipëri është pakënaqësi e mirëqenies, janë produkt i mirëqenies, kjo është të tallesh, të mos kuptosh asgjë dhe ta shikosh vizitën në Bruksel si vizitë në bastionin kryesor, në një nga zonat e Fierit, jo në konceptin e një Europe me standarde dhe një parametër tjetër vlerësues”, tha Krasniqi.

Duke iu referuar mbylljes së tri kapitujve të parë, politologu u shpreh: “Nuk mendoj që është historike, e jashtëzakonshme. Është pjesa më e lehtë e të gjitha bisedimeve, marrëdhëniet me fqinjët, përcaktimi euroatlantik dhe elemente që lidhen me të drejtën e grupeve të caktuara, rinisë, arsimit, për t’u përfshirë në programet europiane. Është më shumë një sinjal”.