Ballina Opinion Mos u habisni! Në Shqipëri fle trafikant, zgjohet biznesmen… fle analfabet, zgjohet...

Mos u habisni! Në Shqipëri fle trafikant, zgjohet biznesmen… fle analfabet, zgjohet deputet

72
0

Nga Lutfi Dervishi 

Në Shqipërinë e tranzicionit mjafton një natë që të ndodhë mrekullia. Fle pa shkollë, zgjohesh me diplomë. Fle me kioskë, zgjohesh oligark. Fle i panjohur, zgjohesh VIP. Këtë “manual suksesi” e ka përmbledhur me ironi të hollë Lutfi Dervishi në poezinë “Metamorfoza”, një pasqyrë therëse e realitetit shqiptar që nuk ka nevojë për shpjegime.

Metamorfoza

Dje s’i njihte kush, sot janë bërë VIP

U ngrysën në zgëqe, u zgjuan elitë.

Dje shisnin të bardhë, sot janë xhentëlmenë,

U ngrysën trafikantë, u zgjuan biznesmenë.

Dje ishin “të ardhur”, sot në rend të parë,

U ngrysën trokë, u zgjuan pronarë.

Dje pa shkollë të mesme, sot me fakultet,

U ngrysën analfabetë, u zgjuan deputetë!

Dje të uritur, sot me pakëz bark

U ngrysën me kioskë, u zgjuan oligarkë.

Dje pa asnjë dyshkë, sot me xhepat plot,

U ngrysën tradhtarë, u zgjuan patriotë!