Ballina Aktualitet Tensione te Kryesia e Kuvendit/ Erion Braçen e lëshojnë nervat dhe shtyn...

Tensione te Kryesia e Kuvendit/ Erion Braçen e lëshojnë nervat dhe shtyn me duar gazetarin: Ik, b***q**ë! Ta ketë pasur nga akuzat ndaj Fred Kokoneshit?

63
0

Momente tensioni janë regjistruar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shtyrë me duar dhe ofenduar gazetarin e News 24, Marsel Rupin.

Prania e një shqiptari të diasporës i cili po filmonte me telefon dhe ka regjistruar të gjithë situatën, duket se ka irrituar deputetin socialist. “Mllefin” e tij Braçe e ka “shfryrë” ndaj gazetarit, pavarësisht se ky i fundit dëgjohet t’i thotë se nuk ka lidhje me personin që po filmon.

Në pamjet e publikuara dëgjohet se Braçe i drejtohet personit që po filmon me tone të ashpra, duke përdorur edhe fjalë fyese si “fundërrinë” dhe “drogaxhi”, ndërsa e akuzon atë për lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike në Angli.

“Ec tani, po të them, ik tani bashkë me atë fundërrinë aty. Ik bashkë me atë. Ke ndenjur që dje bashkë me atë fundërrinën, plehrë.  Mbylle gojën ti trafikant, qelbësirë, plehrë, drogaxhi, b***q***”, dëgjohet t’i thotë Braçe.