Ballina Kronika DURRES/ Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, vodhi me forcë, një...

DURRES/ Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, vodhi me forcë, një shumë parash, në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari

12
0

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se mbrëmë, në farmacinë ku punonte, në lagjen nr. 12, një shtetas kishte vjedhur me forcë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin e koduar “Reagimi”, gjatë të cilit u kap pak orë pas kryerjes së krimit, dhe u vu në pranga, autori i dyshuar, shtetasi Gentian Gjyzeli, 45 vjeç, banues në Durrës.

45-vjeçari, me precedent kriminal të theksuar në fushën e vjedhjeve, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për të njëjtin krim.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Gentian Gjyzeli.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.