Ballina Opinion Fundi i Ramës, qelia 313 si Ilir Meta ose burg...

Fundi i Ramës, qelia 313 si Ilir Meta ose burg federal si Maduro

61
0

Nga Ilir Dako

Lëvizjet e fundit të Edi Ramës tregojnë agoninë e një qeveritari të rrënuar politikisht dhe mendërisht. Zullumi dhe zhuli kanë akseleruar zemërimin popullor ndaj një kryeministri të dënuar publikisht nga opinioni qytetar, i cili më në fund është zgjuar nga letargjia 13 vjeçare e një dosieri kriminal, korruptiv dhe antipopullor të një bande grabitësish me në krye Edi Ramën.

Edi Rama ka rënë moralisht. Shqiptarët e kanë dhënë verdiktin e tyre nëpërmjet qëndrimeve të prera dhe të hapura, të cilat rrjedhin si një e drejtë legjitime përballë kësaj klike xhepistësh dhe injorantësh të rëndomtë. Kjo manifestohet kudo, në rrugë, auditorë, studio televizive, taksi, autobuzë etj, ku njerëzit shprehin haptazi mllefin e tyre ndaj liderucit tonë infantil dhe të papërgjegjshëm. Mazhoranca e kthyer në një shportë karavidhesh ala Zengjine, Sara Mile, Çakëri, Balle, Braçe, Gonxhe është shndërruar në një fabrikë mediokriteti dhe injorance, ku analfabetizmi ka zënë rënjë duke shporrur nga skena politike intelektualizmin e mirëfilttë shqiptar. Në krye të kësaj çete qëndron ai, përbindëshi i Frankenshtajnit i ndërtuar me copat e Belës, Zengjinesë, Sarës, Tao Pallës, Gonxhes, Braçes dhe gjithë monstrave që i janë bashkëngjitur përbindëshit që sundon si një mbret i zgjebosur. Përbindëshi i Frankeshtajjnit,  me babëzinë e tij ka shndërruar pasuritë e shqiptarëve në kolaterale të një tufe hajdutësh që pastrojnë paratë e tij. Si një patric romak ai i trajton shqiptarët si pebejtë, duk ju dhunuar të drejta, mohuar pasuritë, grabitur taksat dhe duke shpërndarë në forma llokmash nëpërmjet tenderëve, koncencionesh dhe pronash në duart e gjithfarë personazhesh apo grupimesh, ku për influencë dhe ku për pasurim personal.

Rasti i fundit i Westit tregoi qartë se për patricin Ramë nuk ekziston fjala ligj, nuk ekziston fjala shtet, por vetëm arbitrariteti dhe dhuna, grabitja dhe abuzivizmi, të cilat kanë zënë rrënjë në çdo qelizë të mendër shtetit të kësaj mazhorance megahajdutësh.

Përbindëshi Ramë ka rënë.

Megjithëse rreket me algoritmin e tij të dalë duarsh të prodhojë optimizëm fiktiv, ai ka ngelur i vetëm me tufën e analfabetëve dhe injorantëve që ka mbledhur rreth vetes dhe po shtyn në agoni ditët e pushtetit të tij të rrënuar si një kufomë e dekompozuar buzë rrugës. Kushdo po mbyll hundët nga era e qelbur që kundërmon kufoma e kalbur e qeverisë shqiptare. Kësaj qeverie i vjen erë krimi, i vjen erë korrupsioni, i vjen erë grabitja, i vjen erë propaganda dhe gjithçka tjetër që drejtohet nga përbindëshi i Frankenshtajnit që quhet Edi Rama.

Edi Rama ka rënë se e ka braktisur vetë krijuesi i tij, Frankenshtajni Soros, i cili e mori nga lumi i ndotur i Senës, për ta servirur si liderin e së ardhmes, por që u katandis në një përbindësh të frikshëm sa dhe vetë krijuesi Soros e ka braktisur dhe po i gjuan me gurë.  Është vetë Sorosi që i ka ngritur fushatën e Pelikanit për të goditur me një gur dy zogj: Armikun e tij Trump dhe ligësinë që e ka emrin Edi Rama. Janë mediet e Soros nëpër botë që kanë amplifikuar lufëtn e Pelikanit si luftë kundër Trump dhe pjellës së ti monstruoze që e ka emrin Edi Rama.

Përbindëshi Ramë e ka mbushur kupën.

Në listën e tij të ligësive që i ka bërë kërij kombi hyjnë që nga tradhtitë kombëtare me serbin Vuçic, si pjella të Lavrovit me platformën diabolike të Ballkanit të Hapur alias Jugosllavia e Madhe, deri te shpopullimi i vendit nga shqiptarët për ta zëvendësuar me kope emigrantësh nga vende të pazhvilluara. Në listën e tradhtive kombëtare hyjnë grabitjet sistematike nëpërmjet koncencioneve, tenderëve, dhurimit të pronave deri të shkatërimi i historisë mijëra vjeçare të Shqipërisë, Portin e Durrësit.

Nën zullumin 13 vjeçar të qeverisjes së krijesës së Frankenshtajnit Ramë mund të përmendim shëndetësinë e cila është në ditën e saj më të zezë, arsimin i cili është kthyer në prodhues analfabetë të tipit Zengjine, Çakër, Mila etj.

Ligësia që ky përbindësh i ka bërë shqiptarëve është instalimi i krimit në pushtet dhe vënëien e shtetit në shërbim të tij. Qeveria Rama sot është në hetim nga SHBA për lidhjet e saj me trafiqet e drogës dhe mbështetjen dhe financimin e karteleve. Nuk mund të harrohen deputetët e ardhur nga shfrytëzimi i prostitucionit, vrasjeve apo dhe trafikimi i drogës që ky përbindësh i uli në poltronët e parlamentit, duke rrënuar parlamentin demokratik në nivelin e parlamentit të krimit.

Zullumi i krijesës së Frankenshtajnit, pasi rrënoi politikën dhe demokracinë shqiptare shkatërroi biznësin shqiptar, i cili për 30 vite demokraci u ngrit mbi sakrificat dhe mundin e njerëzve që u rritën së bashku me tranzicionin. Përbindëshi asgjësoi kontributin e një elite menaxheriale duke e zëvendësuar me kriminelët dhe  prestanomet e bandës së tij qeveritare, të cilët rrëmbyen gjithçka, pronat , koncencionet, pasuritë, tenderët dhe pastroi paratë e drogës dhe krimit. Formula e 30 përqindëshit të investimeve që kalonte në xhepat e ministrave të Edi Ramës u kthye në pastrim parash për bandat e drogës.

Përbindëshi i Frankenshtajnit ka rënë.

Edi Rama është një Makbeth i tmerruar nga makthet e tradhtive që i ka bërë shqiptarwve, bashkëlufëtarëve, miqve dhe shokëve të tij që e sollën në pushtet, të cilët i preu në besë dhe po i kalb burgjeve. Përbindëshi Frankenshtajnit si një makbeth modern i shfaqen  në duar njollat me “gjakun” e shokëve që i dhanë pushtetin por i “vrau” një e nga një. Pasi vrau Dunkanin Nano ai erdhi në pushtet në 2013 me Bankon Metë për ta çuar këtë të fundit në qelitë e 313. Të gjithë viktimat e tij i rëndojnë ndërgjegjen duke filluar nga Tahiri, Beqja, Koka dhe deri te i fundmit shok dhe mik armësh Erion Veliaj.

Makbethi Ramë është në agoni.

Politikani përbindësh  Rama e nisi qeverisjen me sentencën e Hamletit: “ O botë o djall o dreq paskam lindur të të ndreq”, dhe  e bitisi si një pjellë e rëndomta kriminale, duke ngritur njw obor me gjithë bandat e  krimit.

Fundi i Makbethit Ramë.

Shekspiri si një dramaturg gjigand pati madhështinë të ishte edhe profet, ku personazhet e tij shfaqen shpesh në kohëra dhe kontekste të ndryshme. Edi Rama është figura që mishëron brenda vetes sivëllain e Makbethit, në kushte moderne por me patologji të njëjta. Fundi i Makbethit dihet. U vra në fushën e betejës pasi u pendua për krimet e tij. Këtu ndryshon fati i Edi Ramës.

Epilogu është i pashmangshëm. Shekspiri e profetizoi fatin e tiranëve: të vriten në fushën e betejës ose të kalben në qeli. Për Ramën, varianti më i mirë është një qeli në 313 pranë Metës, ndërsa më i keqi është uniforma portokalli në një burg federal amerikan. Përbindëshi ka rënë. Fundi i Makbethit Ramë është fundi i një epoke të krimit dhe korrupsionit, një kufomë politike që nuk mund të ringjallet më. Historia do ta kujtojë si një lider që shkatërroi institucionet, rrënoi demokracinë, tradhtoi kombin dhe e la Shqipërinë në gjendjen më të mjerueshme të saj. Ai nisi si Hamlet me iluzionin e ndreqjes së botës, por e mbylli si Makbeth me duar të përgjakura dhe si Frankenshtajn me trupin e ndërtuar nga copa monstrash. Fundi i tij është fundi i një epoke të errët, një epokë që shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë.