Ballina Kronika E rëndë/ 45-vjeçarja humb jetën në Liqenin e Thatë, telefoni dhe çelësat...

E rëndë/ 45-vjeçarja humb jetën në Liqenin e Thatë, telefoni dhe çelësat në breg, dyshohet se…

59
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45 vjeçe dyshohet se është mbytur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Tiranës, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se dyshohej se një shtetase ishte vetëhedhur në liqen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet në ujërat e liqenit. Rreth orës 09:00, ata bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45 vjeçe.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.