Ballina Aktualitet Ndryshimet nga Reforma Territoriale “prekin” edhe kryeqytetin, ja çfarë propozohet për Tiranën

Ndryshimet nga Reforma Territoriale “prekin” edhe kryeqytetin, ja çfarë propozohet për Tiranën

64
0

Kryeqyteti i vendit duket se do t’i nënshtrohet një kapitulli të ri ndryshimi përmes Reformës Administrativo-Territoriale.

Bashkëkryetari socialist i komisionit për këtë reformë, Arbjan Mazniku, deklaroi se bëhet fjalë për një rishikim dhe rivlerësim të gjendjes aktuale të nivelit të qeverisjes së Tiranës.

Sipas Maznikut, një element që mund t’i shtohet është edhe përfshirja e operimit të Aeroportit “Nënë Tereza”.

Po ashtu, Mazniku theksoi se po konsiderohet edhe mundësia për një kapitull të posaçëm për kryeqytetin në ligjin për pushtetin vendor.

“Aeroporti që i shërben më së shumti Tiranës, por edhe me kapacitetet për ta operuar rreth e qark Tiranës, pasdyshim do të ishte një ndër gjërat që do të bënte shumë sens që të shikohej. Është ndër gjërat që jemi duke parë dhe vlerësuar. Dhe është e udhës që jo detyrimisht të kemi një ligj të posaçëm për Tiranën, por edhe kapitull të posaçëm në ligjin për pushtetin vendor”,-tha Mazniku.