Ballina Bota Tragjedi në Algjeri/ Një jetimore përfshihet nga flakët, humbin jetën 11 persona,...

Tragjedi në Algjeri/ Një jetimore përfshihet nga flakët, humbin jetën 11 persona, plagosen 20 të tjerë

43
0

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një jetimore në lindje të kryeqytetit algjerian, Algjer.

Sipas një zyrtari të Shërbimit të Mbrojtjes Civile, zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një institucion për fëmijë në zonën Mohammadia të Algjerit.

“Ekipet e zjarrfikësve kanë vijuar përpjekjet për shuarjen e flakëve”, deklaroi Karim Ben Fahsi, zëdhënës i Shërbimit Algjerian të Mbrojtjes Civile.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më herët, Shërbimi i Mbrojtjes Civile bëri të ditur se ekipet e shpëtimit kishin evakuuar pesë persona me nevoja të veçanta nga godina dhe i kishin transportuar në një zonë të sigurt.

Autoritetet vijojnë operacionet në vendngjarje, ndërsa bilanci i viktimave mund të ndryshojë.