Kim Kardashian ka reaguar ndaj kritikave që mori në rrjetet sociale pasi publikoi fotografi nga pushimet vetëm pak minuta pasi u bë publike vdekja e gjyshes së saj, Mary Jo “MJ” Campbell.
Të enjten, Kris Jenner njoftoi se nëna e saj kishte ndërruar jetë. Vetëm disa minuta më vonë, Kim publikoi në Instagram një seri fotografish nga pushimet, ku në imazhin e parë ajo shfaqej së bashku me motrën Khloé Kardashian me bikini, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Lake life”.
Postimi shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e konsideruan të papërshtatshëm momentin e publikimit.
Pas kritikave, Kim sqaroi se postimi ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk ishte publikuar qëllimisht pas lajmit të trishtë.
“Ky postim ishte planifikuar disa ditë më parë, përpara se ta humbnim MJ-në, ndaj koha e publikimit përkoi me lajmin për ndarjen e saj nga jeta”, shkroi ajo në koment.
Ajo shtoi se gjatë ditëve të fundit ka qenë pranë nënës dhe gjyshes së saj, duke theksuar se e gjithë familja është e përqendruar te dhimbja për humbjen.
“Kam qenë pranë nënës sime dhe gjyshes gjatë gjithë kësaj jave dhe zemra ime është plotësisht me familjen time. E duam dhe do të na mungojë pa masë. Në ditët që vijnë do të përqendrohemi te kremtimi i jetës së saj të bukur”, u shpreh Kim Kardashian.







