Ballina Kronika Aksident në mbikalimin e Shkozetit, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Aksident në mbikalimin e Shkozetit, makina përplas të moshuarin me biçikletë

154
0

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në zonën e mbikalimit të Shkozetit në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person të moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë në momentin e aksidentit.

I moshuari ka mbetur i dëmtuar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ambulanca raportohet se nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.

Policia pritet të mbërrijë në zonë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.