Ballina Kronika E rëndë/ Plagoset me çifte një person në Bulqizë, autori mendoi që...

E rëndë/ Plagoset me çifte një person në Bulqizë, autori mendoi që qëlloi kafshët e egra që po i dëmtonin të mbjellat

113
0

Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu mbrëmjen e kaluar në fshatin Vajkal, të Bashkisë Bulqizë.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në një zonë bujqësore të fshatit. Sipas informacioneve paraprake, autori ka qëlluar me armë gjahu tip çifte, pasi ka dyshuar se në tokën e mbjellë ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Pas të shtënave, ai ka konstatuar se kishte plagosur një person.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Policia po verifikon të gjitha dëshmitë dhe provat për të sqaruar dinamikën e incidentit, ndërsa ndaj autorit pritet të merren masat procedurale në përputhje me rezultatet e hetimit.