Lily Allen mahniti me një bikini blu të errët, shumë minimaliste, teksa u freskua në det gjatë pushimeve të saj relaksuese në Evropë.
Këngëtarja 41-vjeçare është duke udhëtuar nëpër Evropë si pjesë e turneut të saj “West End Girl”, ndërsa më herët kishte vizituar edhe Bilbaon në veri të Spanjës.
Për aventurën e saj më të fundit, Lily udhëtoi drejt Zvicrës dhe Gjermanisë, ku shijoi motin me diell përpara etapës së radhës së turneut, shkruan Daily Mail.
Në një dalje tjetër, nëna e dy fëmijëve veshi pantallona të shkurtra portokalli prej dantelle dhe një bluzë me stil të veçantë.
Kjo vjen pasi Lily publikoi një fotografi të rrallë me vajzat e saj.







