Ballina Kronika Denis Tafili goditi me qytën e pistoletës 36-vjeçarin, arrestohet efektivi i Policisë...

Denis Tafili goditi me qytën e pistoletës 36-vjeçarin, arrestohet efektivi i Policisë së Durrësit

130
0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar një ditë më parë në Shkallnur të Durrësit, ku pas një konflikti, 36-vjeçari Edison Gjuzi u godit me qytën e një pistolete nga Denis Tafili.

Sipas informacioneve, konflikti ka nisur fillimisht mes Gjuzit dhe efektivit të Policisë së Durrësit, Leonard Xhamollari, me detyrë ndihmësspecialist në Sallën Operative. Më pas, në përplasje është përfshirë edhe Denis Tafili, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga GJKKO, me urdhër të SPAK-ut.

Tafili dyshohet se e ka goditur 36-vjeçarin me qytën e pistoletës. Në vendngjarje janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa policia ka gjetur një gëzhojë, çka ka shtuar dyshimet se gjatë konfliktit është përdorur armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar efektivin Leonard Xhamollari, i cili në momentin e konfliktit ndodhej jashtë shërbimit. Ende nuk është përcaktuar se cili nga personat e përfshirë ka qëlluar me armë.