Ballina Aktualitet “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën...

“I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë…

61
0

Një qytetare nga Durrësi, pjesëmarrëse në protestën e 56-të kundër kryeministrit Edi Rama, ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit.

Ajo tha se prej një viti proteston në Durrës dhe akuzoi qeverinë për shembjen e banesave, duke pretenduar se kjo po bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja.

Protestuesja hodhi akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se shumë zyrtarë të lartë janë nën hetim dhe i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë.

“Kemi një vit që protestojmë në Durrës dhe nuk pushojmë. Kjo qeveri e korruptuar, na prishi shtëpitë për lulishte se do bashkia se do kryeministri, do Belinda Balluku.. Jo për lulishte, por të bëjnë hotele. Dhe japin një shumë që të neveriten kur e flasin, janë të pangopur. Këtij kryeministri i ka hipur vetja në qejf. A e di sa hajdutë ka, sa kryebashkiakë i ka në SPAK, Sa ministri i ka, ku është SPAK. Një ditë të gjithë do shkojnë në SPAK. SPAK të bëjë detyrën… I duket vetja mbret por është hajdut… Me pensione qesharake, të ja japë ministres 120 mijë lekë në muaj…Po të mos paguajmë drita na i presin. Ky i gjati, ky palloshi, në Durrës del natën shikon vende të bukura, kap bashki, i fusin një VKM dhe thotë këto shtëpia do shemben, se nuk do shtëpia të vogla, do pallate për banda”, tha ajo.