Protesta e 56-të radhazi para Kryeministrisë u shoqërua me dëshmi dhe rrëfime të qytetarëve, të cilët akuzuan qeverinë për gjendjen e rëndë të sistemit shëndetësor dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një nga protestuesit ndau historinë e mikut të tij të fëmijërisë, për të cilin tha se humbi jetën si pasojë e neglizhencës dhe dështimeve të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Sipas tij, miku i tij kishte kryer shkollën e navigacionit, ishte kampion karateje, më pas kishte përfunduar edhe Akademinë e Policisë dhe ishte trajnuar për tre muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shërbyer si komandant i grupit që luftonte trafikun e drogës në Vlorë.
Ai tregoi se në vitin 2015, ish-efektivit iu diagnostikua një tumor në tru dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Tiranë. Protestuesi rrëfeu se gjatë një prej operacioneve, në kulmin e vapës së verës, sistemi i kondicionimit në spitalin shtetëror doli jashtë funksionit.
‘Të gjithë protestuesve, dhe qëndrestarëve, luftëtarëve për Shqipërinë e re, që kanë ngjallur shpresën nga jugu në veri! Ne po luftojmë që këtu të kemi një atdhe, që do të thotë të kemi shëndetësi, arsim, vende pune për të rinjtë që e meritojnë, që kanë merita, që kanë studime ekselente.
Sot unë do përqendrohem në një ngjarje që i ka ndodhur mikut tim më të ngushtë, që ka humbur jetën nga kjo shëndetësi dhe nga faje shumë të rënda dhe të vërtetuara plotësisht. Nuk po zgjatem dhe po filloj. Personi në fjalë, një miku im i fëmijërisë, zgjodhi të bënte shkollën e navigacionit, merrej me karate, ishte kampion karateje.
Duke parë se i vdiq nëna dhe babai, ngeli vetëm, bëri dhe shkollën e policisë për të mos ngelur i detit. Ishte dhe i trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tre muaj dhe ishte komandant i grupit që patrullonte dhe luftonte me bandat e drogës në Vlorë.
Këtij personi, në vitin 2015, fatkeqësisht iu shfaq një tumor në kokë. Dhe fatkeqësisht vëllai i tij, që ishte dhe miku im, ishte pa punë, gruan e tij e kishin hequr nga puna dhe më tha, ‘vëlla’, tha, ‘ti je në Tiranë, ndihmoje sa të mundesh’. Unë bëra aq sa munda, i ndenja afër. Ai është operuar, pothuajse si sot para 11 vjetësh, nga korriku i 2015-ës, ka bërë shtatë ndërhyrje në Tiranë.
Dhe ndërhyrja e dytë… ka dëshmitar një deputet të PS-së, që dikur thoshte që ne jemi më të mirë se këta, ne nuk vjedhim e të tjera e të tjera, se s’dua t’ia përmend emrin, po ai më njeh shumë mirë. Humbi babanë e tij, jepja dhe ujë se mbytej nga kolla. Në momentin që vëllai im doli nga spitali, sepse këta donin të lironin dhomat, ky miku im më falni, ai u bllokua përsëri dhe u detyrua të operohej përsëri në spital.
Dhe atë ditë, në temperaturat 39-40 gradë, spitali shtetëror i Tiranës, personave që Edi Rama u kishte dhënë licencën për të bërë kondicionimin, iu prishën kondicionerët e gjithë spitalit. Dhe në reanimacion, personat që ne duhej të hynim me qese në këmbë që mos të kishte asnjë mikrob, u detyruan të merrnin pluhurin e rrugës së spitalit, të hapeshin dritaret, dhe kur i shikoje njerëzit në dhomë, personat ishin gati të vdekur nga djersa.
Dhe takova këtë deputetin, dhe i thashë, po të vdes babai jot te dhoma që ke përballë vëllait tim, dhe po vdes gjithë rrot që janë në reanimacion, se s’ka kondicionim, ka një ditë. Si ka mundësi?
Tha, mora ministrin, mora ministrin në telefon dhe erdhën disa pijanecë, e rregulluan dy orë dhe ka ndenjur nja një ditë e gjysmë përsëri prishur derisa unë me dhunë i futa një kondicioner portativ, që sapo e bleva, dhe e futa në dhomë dhe ata filluan të merrnin frymë të paktën në atë dhomë.
Ky person që ishte komandant i grupit që bënte patrullimin kundra drogës, i shkolluar, me dy shkolla e të tjerë, nuk mori asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, prandaj këta politikanë…
Këta politikanë qenë këtu, e dinë që një ditë shteti, këta i flak. Tani, historia, më falni se do zgjatem edhe pak. Historia vazhdon kështu. Që doktorët thanë që ky nuk ka më shpresë, nuk kemi çfarë t’i bëjmë më ndërhyrje, ka shkuar keq. Dhe e lanë një muaj të paralizuar, një vit të paralizuar në shtëpi. Derisa një miku i tij, djali i dajës, i çoi skanerat, rezonancat një doktori në Torino dhe ai tha ma sillni, e ka parë vetëm dy minuta personin, me gjithë peripecitë e rrugës se ai ishte i paralizuar.
Më falni, ai as në tualet nuk shkonte, nuk fliste, vetëm ujë dhe ushqim nga një lugë shpesh. Doktori tha, ky person, tha, për 10 ditë po të vijnë në Itali, bëhet njeri, i pyesni ato, vetëm të metat do t’i ngelen e paralizuar. Na erdhi fatura nga Italia, e paguan familjarët e parodistit të Vlorës, Agron Hamo.
I falënderoj shumë se të vetmit që e… pa asnjë interes. Ndodhi ajo që tha doktori. Te ndërhyrja e parë, kur miku im nuk fliste fare, doli nga operacioni duke qeshur. Pas 10 ditësh, u bë ndërhyrja e dytë, i vunë një valvul, dhe ai person që nuk e çonte dot nga avioni, se kishte nga avioni nuk ngrihej dot nga karroca, u ngrit në këmbë.
Por historia nuk mbaron këtu. Ky shtet i kalbur, ky shtet i kalbur, bëri që jeta e tij të humbiste. Pse? Pasi jetoi gjashtë vjet me shoqërinë, me shokët, duke… pavarësisht se e ndjente dhimbjen e paralizës, por të paktën rrinte pranë fëmijës së vet, fliste, pinte, qeshte. Këtij personi iu shfaq prapë, dhe kur ja çova përsëri doktorit në Itali, më tha: E kanë marrë në qafë doktorët e Tiranës sepse biopsitë, më tha, thonë që është dukur 100%.
Mjaftonte 10 ditë kimioterapi të bënte. Kështu, ky është atdheu. Ky është atdheu që ne nuk e kemi më atdhe, po e kemi një vend për të varrosur ëndrrat tona, njerëzit tanë. Natyrisht, sot po i varrosim njerëzit për plehrat që duhet të ishin inceneratori, që ka kushtuar 300 milionë euro, tre-katër inceneratorë që s’punojnë fare.
Ky është atdheu jonë, që ne duhet ta marrim në dorë dhe ta bëjmë, ky shesh, këto të rinj, këto njerëz që e duan me zemër. Jo këta që hanë pica, terroristë, nuk jemi ne terroristë. Unë në protestë policisë i shkova dhe i thashë, çfarë po të bëjmë ne, ti rri aty, ai më futi sprajt në turinj. Turp i botës! Shumë dëshpërohem jo për policinë e nderuar.
Pavarësisht se shumë nga ju iu pashë me lot në sy në protestë. Thirrja ime në protestë ishte: Polici, jemi këtu t’ju çlirojmë dhe ju! Bjerini atij të sëmurit në kokë sepse dhe ju duhet të bëni pjesë e këtij revolucioni. Rroftë revolucioni shqiptar! Rrofshin shqiptarët e ndershëm nga jugu në veri!’, rrëfeu protestuesi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.







