Ballina Aktualitet Ngjarja e Shkallnurit dhe hijet e dyshimit që Policia e Durrësit ja...

Ngjarja e Shkallnurit dhe hijet e dyshimit që Policia e Durrësit ja hodhi vetes

140
0

Një ngjarje e ndodhur dje në Shkallnur, një fshat që për shumë arsye njihet shumë, me shume se tronditja për atë që mund të kishte ndodhur, një kobflikt në tavolinë ka pasur armë, ka hedhur hije të rënda dyshimi nga vetë Policia Durrësit, jo vetëm nga pasqyrimi i ngjarjes rreth tetë orë me vonesë.

Të mësuar kohët e fundit me komunikatën e policisë, ku “në sajë të punës së mirë”, falë profesionalizmit të treguar” , “si rezultat i veprimeve intensive hetimore”, “veprimi menjëhershëm”, etj që mbushin komunikatat e rralluara prej muajësh edhe pse sirenat e makinës së policisë e bëjnë Durrësin si të jetë një qytet në Ukrainë, ajo që ka rënë sy dje ka qenë pikërisht komunikata policisë.

Konflikti, i cili është raportuar me detaje vetëm pak minuta më vonë nga shumë media, policisë së Durrësit nuk dihet kush i ka munguar nga ata “fjalitë e mësipërme” për ta nxjerrë komunikatën në orët e vona të natës.

Megjithatë, reagimi zyrtar konfirmon një fakt që ngre pikëpyetje serioze: Denis Tafili, i shpallur në kërkim nga SPAK për akuzat e trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në kuadër të dosjes së organizatës kriminale “Troplini”, rezulton të lëvizë i lirë dhe të përfshihet në një konflikt që degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me kohën e reagimit të Policisë. Ngjarja, sipas vetë njoftimit zyrtar, ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa Policia e Durrësit reagoi vetëm rreth orës 22:30, pasi lajmi ishte publikuar prej orësh. Rreth tetë orë heshtje për një konflikt me armë, ku protagonist rezulton një person i shpallur në kërkim nga SPAK dhe një punonjës policie.

Kjo vonesë ngre pikëpyetje mbi arsyet pse një ngjarje e tillë u mbajt jashtë njoftimit zyrtar për kaq gjatë dhe për hir së vërtetës nuk është hera e parë.

Kush nuk ka funksionuar nga ata “fjalitë e mësipërme” që një i kërkuar prej kohësh nga SPAK shëtit i lirë në lokale dhe policisë nuk dihet cfarë i ka humbur: bashkëpunimi, profesionalizmi, veprimet intensive, aq më shumë për të bashkëpunuar me një organ si SPAK.

Ta kenë vonuar për të fshehur një punonjës policie që ka detyrë të parandalojë krimin dhe futet në konflikt me krimin e gjendur në lokal po që është në kërkim?  Ti ketë humbur lista e të kërkuarve vallë, ku burimet në vendngjarje i thanë mediave se njohjet ishin shumë të mira!

Gjithsesi, Policia Durrësit mund të ketë pasur shumë ngarkesë dhe vetëm dëshira për të lëshuar një komunikatë ka munguar, pasi gjithë të tjerat nuk egzistojnë. Nuk është hera e parë, madje disa herë edhe shqetësuese, që jo vonojnë komunikatat zyrtare, po nuk dalin fare për ngjarje të rënda. Mesa duket janë të zënë duke ndjekur protestuesit dhe falë urdhërit të Drejtorit Hita, tashmë kanë mundësinë e seleksionimit. Tentativat për të fshehur një krim, shpeshherë kanë rezultuar shumë më të rënda se vetë krimi, aq më shumë që fshehja e krimit përbën një krim të rëndë kur bëhet jo vetem nga vetë policia!