Ballina Kosovë Kosova i ofron Francës mbështetje për shuarjen e zjarreve, Haxhiu: Jemi të...

Kosova i ofron Francës mbështetje për shuarjen e zjarreve, Haxhiu: Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë

89
0

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Francën, e cila po përballet me zjarre apokaliptike në disa zona të vendit. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu tha se autoritetet kosovare janë të gatshme të japin kontribut, brenda kapaciteteve shtetërore, në operacionet për shuarjen e flakëve dhe kërkim-shpëtimin.

Përmes një deklarate, Haxhiu shprehu solidaritet me popullin francez dhe me ekipet e angazhuara në terren, duke vlerësuar punën e tyre në mbrojtje të jetëve dhe komuniteteve të prekura.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, u shpreh ajo.