Ballina Rajoni Kandiç reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Kandiç reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

45
0

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq ka reaguar pas arrestimit të një personi në Serbi dhe nisjes së gërmimeve për mbetje mortore në Kosovë.

Në Serbi u arrestua një burrë, për të cilin pretendohet se aktivitetet e tij kanë çuar në arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb nga institucionet e Kosovës, si dhe në largimin e një numri më të madh serbësh nga Zubin Potoku dhe veriu i Kosovës.

Po dje, në Kosovë nisi zhvarrimi i mbetjeve mortore të shqiptarëve në fshatin Kalludra, e Vogël në komunën e Zubin Potokut, vrasjen e të cilëve një person e kishte raportuar në UNMIK në vitin 2003“, ka shkruar ajo më X.

Në Kralevë, në Serbinë qendrore, është arrestuar R.T. (1980) nga Istogu i Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ka raportuar agjencia Tanjug, duke transmetuar pamje nga arrestimi.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, Gjykata e Lartë në Kralevë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të arrestuarit R.T., pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.