Këngëtarja britanike Jessie J tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj plot stil gjatë performancës në festivalin Brighton Pride, ku u ngjit në skenë me një veshje të zezë prej dantelle që i jepte një pamje elegante dhe të guximshme.
Artistja, e njohur për hitet e saj dhe energjinë në skenë, elektrizoi publikun me performancat e saj, duke dëshmuar se mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës pop. Ajo u shfaq plot vetëbesim dhe në formë të shkëlqyer, ndërsa interpretoi disa nga këngët e saj më të njohura.
Dalja e saj në Brighton Pride vjen pak kohë pasi u raportua ndarja nga partneri i saj, ish-basketbollisti danez-izraelit Chanan Colman, me të cilin ka edhe një djalë.
Pavarësisht zhvillimeve në jetën personale, Jessie J u duk e përqendruar te muzika dhe performanca, duke marrë duartrokitje të shumta nga të pranishmit.
Paraqitja e saj u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku fansat vlerësuan jo vetëm vokalin dhe energjinë, por edhe stilin e saj të veçantë në skenë.







