Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas një video të publikuar ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke udhëtuar me një skaf në Dhërmi, teksa ka nisur pushimet verore.
Berisha ka pulikuar pamjet në rrjetet e tij sociale, duke shoqëruar videon me një koment ironik ndaj kryeministrit.
“A është edhe ky skaf i Beqirit?”, shkruan Berisha në postimin e publikuar në Facebook.
Reagimi i kreut të PD-së erdhi pasi në emër të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili pak ditë më parë u arrestua në Francë pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t, dyshohet se kishte në pronësi disa pasuri në Francë, përfshirë kështjellën “Château d’Auteuil”, apartamente, llogari bankare dhe një avion privat.







