Prej orësh, në media dhe në rrjetet sociale po flitet për një krizë mes Sarah Berishës dhe DJ PM, pasi ndjekësit vunë re se dyshja nuk ndiqen më në Instagram. Ky detaj ka rikthyer menjëherë aludimet për një ndarje, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht.
Por Revista Class ka mësuar se e vërteta është ndryshe nga sa është raportuar deri tani.
Sipas burimeve të sigurta të Revista Class, Sarah Berisha dhe DJ PM i kanë dhënë fund lidhjes prej disa muajsh. Ndarja nuk është një zhvillim i ditëve të fundit, por një vendim që çifti e ka marrë prej kohësh, duke zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Mësohet se shkaku kryesor i ndarjes ka qenë distanca dhe angazhimet e shumta profesionale, të cilat me kalimin e kohës e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë funksionimin e marrëdhënies.
Edhe pse për një periudhë të gjatë kanë preferuar të mos flasin publikisht për jetën e tyre private, duke shmangur komentet dhe reagimet ndaj zërave që qarkullonin, burimet bëjnë me dije se historia e tyre kishte marrë fund prej muajsh.
Veprimi i fundit në Instagram, ku dyshja nuk ndjek më njëri-tjetrin, vetëm sa ka konfirmuar publikisht një situatë që, sipas informacioneve të siguruara nga Revista Class, kishte kohë që ekzistonte.
Deri tani, as Sarah Berisha dhe as DJ PM nuk kanë bërë një deklaratë publike lidhur me raportin e tyre apo ndarjen.







