Ballina Aktualitet “Me ju…”/ Emigranti thirrje drejtësisë: Veproni siç bëri Kroacia dhe Rumania, i...

“Me ju…”/ Emigranti thirrje drejtësisë: Veproni siç bëri Kroacia dhe Rumania, i futi në burg kryeministrat!

73
0

Një emigrant i ardhur posaçërisht nga Diaspora për protestën popullore në ditën e 67-të të saj, foli nga podiumi para kryeministrisë duke i bërë thirrje drejtësisë së re.

Ai solli në kujtesë se si Kroacia dhe Rumania u bënë pjesë e BE-së duke arrestuar dhe burgosur kryeministrat e korruptuar. Emigranti apeloi që edhe SPAK të ndiqte të njëjtën rrugë.

“Unë sapo kam ardhur me anije nga jashtë për protestën këtu. Kam vetëm një kujtesë. Kroacia ka futur kryeministrat në burg, njërin për 5 mln euro dhe tjetrin për 4 mln euro. Rumania po ashtu ka futur presidentin dhe kryeministrin, i ka hetuar”, tha ai në fjalën e tij.

Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, ai deklaroi se Shqipëria nuk është 800 mijë qytetarë.

“Ky kryeministri karagjoz që kemi ne thotë kam 800 mijë njerëz, por i them se nuk janë ata 800 mijë spiunë Shqipëria”, deklaroi ai.

Në fund i drejtoi dhe thirrje drejtësisë së re:

“Ndaj SPAK të veprojë siç bëri Kroacia dhe Rumania. Kaq desha me i kujtu, unë jam me ju deri në vdekje”.