Ballina Kronika Skema e ‘Call Center’ për rikuperimin e parave, Prokuroria çon në gjyq...

Skema e ‘Call Center’ për rikuperimin e parave, Prokuroria çon në gjyq tre të akuzuar

57
0

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A. për një skemë mashtrimi që synonte shtetas të huaj të cilëve u premtohej rikuperimi i parave të humbura në skema të mëparshme mashtruese të tipit “Call Center”. Sipas hetimeve, K.S. dhe F.K. rekrutonin punonjësit dhe drejtonin aktivitetin, duke bindur viktimat se mund t’u rikthenin paratë, ndërsa E.A. akuzohet për moskallëzim krimi.

Njoftimi

Mashtronin të huajt si të rifitonin paratë e humbura në ‘Call Center’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A., të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe ‘Moskallëzim krimi’ parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8513 viti 2025, të nisura nga informacionet e marra në rrugëoperative për një ambient në rrugën Zalli, Selitë, kati i 2,ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i ‘call center’, janë kryer veprimet procedurale me iniciativë dhe brenda ambienteve janë gjetur të akuzuarit dhe persona të tjerë të ulur në postet e përshtatuara si zyrë.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se shtetasit K.S. dhe F.K. kanë qenë personat që kanë rekrutuar punonjësit. Këta shtetas shpjegonin procesin e punës, i cili kishte të bënte me bindjen e shtetasve të huaj për të rifituar përsëri paratë e humbura (Recovery).

Hetimet zbuluan se agjentët merrnin informacione nga klientet për situatën e tyre të humbjes së lekëve dhe jepnin zgjidhjen për kthimin mbrapsht të tyre. Ata informoheshin për gjendjen e klienteve, në çfarë situate ishin, sesi i kanëhumbur lekët dhe më çfarë kompanish kanë bashkpunuar më përpara. Më pas klienteve iu linte takim me ekspertin për shqyrtimin e ngjarjes dhe vazhdimësinë e telefonateve të tyre i merrnin në shqyrtim shtetasit K.S. dhe F.K.

Sa më sipër u bë arrestimi i shtetasve K.S. dhe F.K., dhe dërgimi në gjyq i tyre për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’, ndërsa shtetasi E.A. për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’.