Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në disa qytete temperaturat do të arrijnë mbi 40 gradë celcius. Madje, në Elbasan dhe Berat e sotmja do të jetë një ditë përvëluese me termometrin që do të shënojë 41 gradë celcius.
Në Shkodër dhe Gjirokastër do të jetë 1 gradë më pak. Në Tiranë, Lezhë dhe Fier temperatura do të arrijë deri 39 gradë celcius.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.







