Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke pushuar në një plazh në Dhërmi, në një moment kur vendi po përballet me një situatë të tensionuar për shkak të zjarreve që kanë përfshirë disa qarqe dhe protestave në Tiranë.
Fotoja, ku kreu i qeverisë shfaqet i relaksuar në një shezlong pranë bregdetit, është publikuar në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Pamjet vijnë në një kohë kur zjarrfikësit dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë betejën për shuarjen e vatrave aktive të zjarrit në disa zona të vendit ndërsa vendi ështě i përfshirë nga protesta.







