Ballina Kronika Kanosi stafin e një hoteli në Palasë dhe ia mbathi, Policia e...

Kanosi stafin e një hoteli në Palasë dhe ia mbathi, Policia e Vlorës shpall në kërkim ish-policin Ulian Shpataraku

69
0

Ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku është shpallur në kërkim këtë të enjte nga Policia e Himarës.

Sipas raportimeve në media, Shpataraku i njohur edhe si një nga njerëzit më të afërt të ish kryepolicit Ilir Proda është kallëzuar nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut të cilët pretendojnë se janë kanosur e kërcënuar nga Shpatarku.

Pas një debati verbal, punonjësit pretendojnë se i ka kërcënuar me jetë.

Shpataraku, aktualishtështë i përjashtuar nga radhët e policisë, ku mbante funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, me motivacionin emosparaqitjes së rregullt në detyrë, një shkelje që është vlerësuar si e përsëritur në kohë.