Ballina Aktualitet Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Gusht 2026/ Temperaturat arrijnë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Gusht 2026/ Temperaturat arrijnë deri ne 38 gradë

55
0

Këtë të enjte, vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.