Ballina Ekonomia Rivlerësimi i pronës me taksë 5%/ Tatimet: Deri në korrik u kursyen...

Rivlerësimi i pronës me taksë 5%/ Tatimet: Deri në korrik u kursyen 120.5 milionë euro nga tatimpaguesit

37
0

Nga nisja e procesit të rivlerësimit, ku për shitblerjen e pasurive të paluajtshme tatimi që paguhet nga 15% është reduktuar në 5% ka sjellë përfitime te individët mbi vlerën e 100 mln eurove.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) publikoi sërish të dhënat e përfitimeve për taksapaguesit nga procesi i rivlerësimit.

Sipas DPT-së vetëm për periudhën Janar-Korrik, përmes këtij procesi janë kursyer 120.5 milionë euro në kosto fiskale. Tatimet u kanë bërë thirrje individëve se ende kanë mundësi të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale, nëse do të vijojnë aplikimin brenda afateve të përcaktuara në ligj.

Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu.

Në të dyja rastet, tatimi i llogaritur (nga diferenca e vlerës së mëparshme të regjistruar të pronës dhe vlerës së re të shitjes apo tregut, tatimi që do të paguhet do të jetë 5% nga 15% që aplikohet në periudha të zakonshme.

Në udhëzimin për zbatimin e ligjit të rivlerësimit, i botuar në muajin shkurt 2026 në Fletoren Zyrtare përcaktohej se për individët dy janë mënyrat e rivlerësimit. Një nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) me çmimet e referencës dhe nepërmjet një eksperti të licensuar, që do të përdorë çmimet e tregut.