Ballina Politika “Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën”, shpërthen Pavlin Luli ish-kandidati...

“Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën”, shpërthen Pavlin Luli ish-kandidati për deputet i PS: Na tradhtoi

86
0

Propozimi i mazhorancës për reformën territoriale vijon të shkaktojë protesta në bashkitë që do të zhbëhen, ku mbrëmjen e së premtes qytetarët e Fushë-Arrëzit, administrata e bashkisë dhe deputetë të shumtë protestuan kundër shkrirjes së këtij institucioni me Bashkinë Pukë.

Protestës iu bashkuan dhe bashkëkryetari i komisionit për reformën territoriale nga opozita Luçiano Boçi, deputeti Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Hil Curri, i cili hodhi akuza të forta ndaj Arbajn Maznikut.

Propozimi i PS-së për reformën territoriale ka shkaktuar pakënaqësi edhe te vetë socialistët, ku ish-kandidati për deputet Pavlin Luli iu bashkua kauzës së qytetarëve kundër zhbërjes së bashkisë Fushë-Arrëz.

Edhe banorët e kanë kundërshtuar me ngulm këtë nismë, duke argumentuar se shkrirja e institucioneve vendore do të sjellë përkeqësim të marrjes së shërbimeve.Banoret e Fushë-Arrezit nisën nënshkrimin e një peticioni kundër draftit teksa paralajmëruan përshkallëzimin e protestave.