Ballina Kronika Në kërkim prej dy vitesh për dosjen e inceneratorit të Tiranës, arrestohet...

Në kërkim prej dy vitesh për dosjen e inceneratorit të Tiranës, arrestohet në Palasë Renardo Nallbani

45
0

Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune Renardo Nallbanin, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e tij është zhvilluar në zonën e Palasës, ku shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin e Nallbanit.

Ai rezulton i akuzuar për disa vepra penale, mes tyre “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet procedurale pritet t’i kalojnë organeve kompetente për vijimin e procedurave ligjore.