Ballina Aktualitet “4.2mln euro u dhanë për Kanye West, Kruja u dogj. Asnjë avion…”/...

“4.2mln euro u dhanë për Kanye West, Kruja u dogj. Asnjë avion…”/ Shqiptarja nga Diaspora: Na detyruan të largohemi, por u kthyem të çrrënjosim këtë politikë

56
0

Një shqiptare e Diasporës, në protestën e 71 kundër Edi Ramës, i ka dhënë një mesazh edhe politikaneve të cilat shpesh në daljet e tyre i kanë quajtur protestuesit sorra e korba.

Qytetarja shprehet se qeveria është e korruptuar dhe se ka shkatërruar arsimin dhe shëndetësinë.

“Zonjat zv-kryeministre, apo ministre apo deputete tona…na keni dalë në TV na keni ofenduar. Keni ofenduar shqiptarët, sorra e korba i keni quajtur…Arsimi është tmerr në Shqipëri…Shqiptarët e tregojnë në botë sa inteligjent janë…Mafiet që i thonë nëpër botë, janë të lidhura me politikën…Bizneset shqiptare në gjithë botën kanë lulëzuar…Turp apo femra të politikës që ofendojnë shqiptarët, jeni thjesht kukulla të politikës…31 vite larg nga familja ime…Ne Diasporën na detyruan të ikim, por po kthehemi që ta çrrënjosim këtë politikë. Shqipe të gjithë bashkë për një të ardhme më të mirë. 4.2mln euro u dhanë për Kanye West, dhe Kruja u dogj, asnjë masë dhe asnjë avion”, tha ajo.