Ballina Aktualitet ‘Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë’, banori rrëfen tmerrin në Krujë: Nëna...

‘Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë’, banori rrëfen tmerrin në Krujë: Nëna nuk donte të largohej, nxorëm fëmijët! E gjithë lagjja po evakuohej

43
0

“Plaka qante nëpër shtëpi, thoshte: le të digjem brenda”. Kjo është dëshmia tronditëse e një banori që përjetoi nga afër momentet e tmerrit, teksa flakët rrethuan banesat dhe i detyruan banorët të luftonin vetë për të shpëtuar shtëpitë dhe familjarët.

Sipas tij, zjarri u përhap brenda pak minutash dhe rrethoi plotësisht banesën.

“Të them të drejtën, për pesë minuta nga atje, erdhi e rrethoi komplet shtëpinë. Që të gjithë, ne morëm masa, sollëm kamionin me dy bota ujti dhe e kemi mbajtur komplet situatën vetë.”

Banori denoncon vonesën e mjeteve zjarrfikëse, duke thënë se ato mbërritën pasi flakët kishin përparuar ndjeshëm.

“Zjarrfikëset kanë hyrë shumë vonë. Mbasi u ka shkuar krejt zjarri, kanë ardhur vetëm sa për me fik vatrat e vogla, se zjarrin e kemi mbajtur vetë komplet.”

Situata ishte aq e rëndë sa banorët kishin frikë për jetën, shprehet ai. Momentet më të rënda, ai i përshkruan përmes reagimit të një të moshuare që ndodhej brenda banesës.

“Tepër të rrezikuar. Plaka thonte, qante nëpër shtëpi, thonte le të digjem brenda. Edhe, ka qenë një tmerr i papamë. Tmerr i papamë.”

Përballë përhapjes së flakëve, familjet u detyruan të largonin fëmijët dhe të afërmit, ndërsa burrat e zonës u organizuan për të luftuar me zjarrin.

“Dolëm, i nxorëm fëmijët e krejt, me një siklet të madh. Erdhën burrat, u bëmë me çunat që e kemi mbajt. Se ka qenë një tmerr i papamë.”

Banori tregon se zjarri u përhap në disa drejtime, duke rrezikuar jo vetëm banesat, por edhe magazinat e ujësjellësit dhe biznese të tjera të zonës.

“Mori mbrapa komplet kjo pjesa e ullishtes. Edhe u fut në të dy krahët. Rreth e rrotull shtëpisë doli zjarri para, vazhdoi mori ajo magazinat e ujësjellësit, zyrat tjetër atje prapë më para. Ka qenë një kaos i papamë. Kaos i papamë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë.”

Një tjetër problem gjatë situatës emergjente ishte evakuimi i banorëve. Sipas dëshmisë, rrugët u bllokuan dhe mjetet zjarrfikëse e patën të vështirë të hynin në zonë.