Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi të reja nga ditët e saj të verës, ku shfaqet me bikini gjatë pushimeve.
Fotografitë kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të artistes, e cila vijon të jetë aktive edhe në skenat muzikore europiane.
Në postimin e saj, Rita Ora ka paralajmëruar edhe performancën e radhës në Bittersweet Festival në Poloni.
‘Vera nuk ka përfunduar ende. Shihemi sonte 🇵🇱 në @bittersweetmusicfestival, në skenën Bittersweet në orën 19:00!! Mezi pres të laget bashkë me ju të gjithë’, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Rita Ora ka pasur një sezon të ngjeshur me koncerte dhe performanca në vende të ndryshme të Evropës. Gjatë muajve të fundit, ajo ka performuar në Austri, Finlandë, Maqedoni të Veriut dhe vende të tjera.
Tashmë, artistja shqiptaro-britanike vijon angazhimet e saj muzikore në Evropë, ndërsa performanca në Poloni është një tjetër ndalesë në kalendarin e saj të koncerteve.







