Ballina Aktualitet “Njerëzit afër Ramës i kanë premtuar se do të na shpërndajnë para...

“Njerëzit afër Ramës i kanë premtuar se do të na shpërndajnë para shtatorit”/ Aktivisti: Qëllimi ynë është largimi i tij, nuk do të largohemi pa e rrëzuar këtë klasë të inkriminuar

47
0

“Ne nuk do të largohemi nga ky shesh pa u larguar kjo qeveri e korruptuar dhe kjo klasë e inkriminuar”, deklaroi një prej protestuesve në ditën e 78-të të tubimit para Kryeministrisë.

Ai tha se gjatë këtyre 78 ditëve protestuesit kanë dëshmuar qëndrueshmëri dhe një “shpirt luftarak”, duke theksuar se protesta është bashkuar përtej bindjeve politike dhe krahinave.

“Është e jashtëzakonshme sesi për 78 ditë ky bulevard ka një energji të jashtëzakonshme. Kemi treguar se jemi bashkë mbi çdo ideologji politike dhe krahinë nga vijmë. Do të jemi bashkë sepse qëllimi është më i madh se ne, është vetë Shqipëria”, u shpreh ai. Sipas tij, protestuesit nuk do të tërhiqen pavarësisht përpjekjeve për shpërndarjen e protestës.

“Njerëzit më të afërt të kryeministrit i kanë dhënë fjalën se do ta shpërndajnë protestën para shtatorit, por nuk do të shpërndahemi pa të larguar ty”, tha protestuesi.

Ai bëri thirrje për vijimin e qëndresës në shesh, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të jetë mbi çdo individ apo interes politik.

“Ky bulevard është më i madh se secili prej nesh. Shqipërinë që nuk e bëri kjo klasë do ta bëjmë ne. Shqipëria i përket 99.9% të shqiptarëve që kanë ardhur në protestë, sepse kemi kuptuar misionin historik”, deklaroi ai.

Në fund, ai kërkoi që protesta të ruajë karakterin e saj jashtëpartiak, duke thënë se në shesh nuk duhet të promovohen parti apo organizime politike.

“Mjafton që ai që vjen dhe flet të mos ketë funksione, të mos jetë këshilltar bashkiak dhe deputet. Nuk duhet të promovohen parti dhe organizime politike, sepse secili ka bindjet e tij. Nëse i artikulojmë, do të harrojmë qëllimin dhe do të merremi me njëri-tjetrin”, përfundoi ai. Ai tha se gjatë këtyre 78 ditëve protestuesit kanë dëshmuar qëndrueshmëri dhe një “shpirt luftarak”, duke theksuar se protesta është bashkuar përtej bindjeve politike dhe krahinave.

“Është e jashtëzakonshme sesi për 78 ditë ky bulevard ka një energji të jashtëzakonshme. Kemi treguar se jemi bashkë mbi çdo ideologji politike dhe krahinë nga vijmë. Do të jemi bashkë sepse qëllimi është më i madh se ne, është vetë Shqipëria”, u shpreh ai. Sipas tij, protestuesit nuk do të tërhiqen pavarësisht përpjekjeve për shpërndarjen e protestës.

“Njerëzit më të afërt të kryeministrit i kanë dhënë fjalën se do ta shpërndajnë protestën para shtatorit, por nuk do të shpërndahemi pa të larguar ty”, tha protestuesi. Ai bëri thirrje për vijimin e qëndresës në shesh, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të jetë mbi çdo individ apo interes politik.

“Ky bulevard është më i madh se secili prej nesh. Shqipërinë që nuk e bëri kjo klasë do ta bëjmë ne. Shqipëria i përket 99.9% të shqiptarëve që kanë ardhur në protestë, sepse kemi kuptuar misionin historik”, deklaroi ai.

Në fund, ai kërkoi që protesta të ruajë karakterin e saj jashtëpartiak, duke thënë se në shesh nuk duhet të promovohen parti apo organizime politike.

“Mjafton që ai që vjen dhe flet të mos ketë funksione, të mos jetë këshilltar bashkiak dhe deputet. Nuk duhet të promovohen parti dhe organizime politike, sepse secili ka bindjet e tij. Nëse i artikulojmë, do të harrojmë qëllimin dhe do të merremi me njëri-tjetrin”, përfundoi ai.