Ballina Aktualitet Janar-Korrik 2026: Mbi 6 mijë mjete elektrike të regjistruara, në vendin tonë

Janar-Korrik 2026: Mbi 6 mijë mjete elektrike të regjistruara, në vendin tonë

105
0

Importi i automjeteve në Shqipëri, ashtu si në të gjitha vendet e tjera, po përjeton një ndryshim të dukshëm në zgjedhjet e konsumatorëve.

Të dhënat zyrtare tregojmë se mjetet tërësisht elektrike që po zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në regjistrimet e reja gjatë vitit 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se, gjatë periudhës janar-korrik 2026 janë regjistruar për herë të parë 6396 mjete All-electric, shifër që përfaqëson një rritje prej 126% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, mjetet elektrike përbëjnë 40,5% të totalit të mjeteve me kilometrazh zero të regjistruara në shtatë muajt e parë të vitit, duke shënuar një rritje prej 68% në raport me janar–korrik 2025.

Referuar të dhënave, shihet vitet e fundit një orientim në rritje drejt mjeteve me teknologji më të pastër dhe një transformim gradual i flotës së automjeteve në vend.