Ballina Kronika Turisti portugez mbeti i masakruar me thikë/ Vrasja në Ksamil, zbardhen emrat...

Turisti portugez mbeti i masakruar me thikë/ Vrasja në Ksamil, zbardhen emrat e personave të arrestuar

69
0

Mediat kanë zbardhur emrat e personave të cilët kanë përfunduar në pranga në lidhje me vrasjen e turistit portugez, që u masakrua nga goditjet me thikë në Ksamil nga autori Sokrat Vata.

Bëhet fjalë për shtetasit :

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata
Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke
Serxhi Selimi,
Ervis Bunci,
Ildi Cekani
Murat Zhabina
Miosid Matushaj
Luciano Seferi,
Romeo Shehu
Kristi Koshi

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit David Heurtevent dhe Bekim Bulica.

Sipas hetimeve të policisë, 20-vjeçari portugez u përfshi në një konflikt në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku më pas dyshohet se u godit disa herë me thikë nga Sokrat Vata. I riu humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt, kanë ndihmuar autorin të largohej ose nuk kanë kallëzuar ngjarjen në polici.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka ushtruar kontrolle dhe ka shoqëruar dhjetëra persona, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e secilit prej të arrestuarve dhe personave të shpallur në kërkim.