Ballina Politika ‘Çfarë saktësie’/ Berisha demaskon Ballën për zjarret: Mashtrues interkontinental, s’ndodhet në Shqipëri

‘Çfarë saktësie’/ Berisha demaskon Ballën për zjarret: Mashtrues interkontinental, s’ndodhet në Shqipëri

37
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka demaskuar propagandën qeveritare, lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Teksa socialisti Taulant Balla ka shitur si sukses një video ku shihet helikopteri që përpiqet të shuajë zjarrin në një zonë malore, në fakt një zonë e tillë nuk ekziston në vendin tonë.

Në videon e publikuar edhe nga kryedemokrati Berisha, Balla del zbuluar si mashtrues, ndërsa nuk ka ngurruar ta etiketojë atë si një ‘mashtrues interkontinental’.

Qeveria me sa duket ka gjetur si mundësi për të shuar zjarret në vend, ‘mashtrimin dhe propagandën’, por sa do që të përpiqen e vërteta del, njëjtë si videoja demaskuese e publikuar nga kryetari demokrat.