Ballina Politika Qeveria: Pse po e zgjidhim kontratën e koncesionit për Aeroportin e Vlorës

Qeveria: Pse po e zgjidhim kontratën e koncesionit për Aeroportin e Vlorës

51
0

Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi zyrtarisht fillimin e proçedurës për zgjidhjen e kontratës së konçesionit të Aeroportit të Vlorës.

Kapitali publikon shkresën e zgjidhjes, që Ministria e Infrastrukturës i ka dërguar shoqërisë konçesionare Vlora International Airport, dy ortakëve të saj si dhe financuesit të projektit, Bankës Kombëtare Tregtare, ku listohen arsyet se pse është marrë ky vendim.

“Nga dokumentacioni i administruar dhe verifikimet e kryera janë konstatuar një sërë shkeljesh kontraktore dhe problematikash, që lidhen me mosrealizimin e objektit të koncesionit brenda afateve kontraktore dhe me mospërmbushjen e detyrimeve nga Shoqeria Koncesionare, të cilat parashtrohen në Vijim dhe përbëjnë bazën e këtij njoftimi për zgiidhje,” thuhet në njoftimin zyrtar për zgjidhjen e kontratës.

Qeveria: Pse po e zgjidhim kontratën e koncesionit për Aeroportin e

Marrëveshja e konçesionit mes qeverisë dhe VIA-s, në nenin 15.4 të saj, parashikon 8 raste, në të cilat shtetit i lind e drejta të zgjidh kontratën e konçesionit. Ky është neni mbi të cilin qeveria ka bazuar zgjidhjen e koncesionit.

Qeveria: Pse po e zgjidhim kontratën e koncesionit për Aeroportin e

Neni 15.4 i kontrates koncesionare

“Neni 15.4 i Kontratës parashikon se Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të zgiidhë parakohe Kontratën, nëse Data e Operimit nuk ka ndodhur në një datë, e cila do të jetë 90 ditë pas Datës së Synuar të Operimit, periudhë e cila nuk mund zgjatet përveçse në përputhje me dispozitat e kësaj Kontrate,” thuhet në shkresën zyrtare.

Sipas qeverisë, periudha 90 ditore pas datës së synuar të operimit është konsumuar prej kohësh, pasi afati i saj ka përfunduar në 20 qershor të këtij viti.

“Operimi i Aeroportit Nderkombëtar të Vlorës nuk ka filluar brenda Datës së Synuar të Operimit (20.02.2026) dhe as brenda periudhës 90-ditore pasuese, e cila ka përfunduar më datë 20.05.2026, dhe aeroporti nuk është vënë në operim nga ana e shoqërisë koncesionare si rrjedhojë e veprimeve ose mosveprimeve të saj,” vijon shkresa.

Ministria pretendon se ajo ka qenë mirëkuptuese dhe e gatshme për të gjetur një zgjidhje me shoqërinë konçesionare dhe ortakët e saj për zgjidhjen e ngërçit. Por, konçesionari ka ndryshuar disa herë afatet e përfundimit.

“Afatet e propozuara ndryshuan në mënyrë të njëpasnjëshme, fillimisht deri në gusht 2026, më pas deri më 01.03.2027, dhe së fundmi pa asnjë afat të përcaktuar, duke u zëvendësuar vetëm me një parashikim të periudhës së Zbatimit prej 8 (tetë) muajsh, të kushtëzuar nga prezumimi i një angazhimi të plotë të kapaciteteve njerëzore. Ky ndryshim i vazhdueshëm i afateve dëshmon qartë pamundësinë e Shoqerisë Koncesionare për të deklaruar një afat të qendrueshem dhe të mbështetur për vënien në operim, si dhe vetë shkaqet e kësaj pamundësie, ndikimi në punime i konflikteve giyqësore ndërmjet ortakëve dhe mungesën e kapaciteteve të angazhuara,” thuhet në njoftimin e zgjidhjes që MIE i ka dërguar shoqërisë konçesionare dhe ortakëve të saj.

Qeveria thotë se një tjetër shkak që e bën të pamundur përfundimin e aeroportit është sherri mes dy aksionerëve.

“Kjo situatë konfliktuale, e vazhdueshme dhe në rëndim e sipër, ka vijuar, edhe pse në mirëbesim nga ana e Autoritetit Kontraktues, është kërkuar që palët brenda një afati dhe me njëra-tjetrën të gjenin marrëveshje për të garantuar moscënimin e ecurisë së zbatimit të detyrimeve të kontratës koncesionare, për shkak të konflikteve te tyre,” vijon shkresa.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës një tjetër problem serioz, që e ka futur aeroportin në një ngërç është kredia 100 milionë euro, që Mabco e Pacollit ka marrë nga fondi i investimeve Delphos dhe përplasjet për aksionet mes dy ortakëve.

“Mosmarrëveshjet ndërmjet palëve lidhur me transferimin e kuotave si dhe marrëveshjen e huasë, kanë çuar në përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet ortakëve të Shoqërisë Koncesionare, duke krijuar pengesa konkrete dhe të pakapërcyeshme në marrëdheniet ndërmjet tyre. Këto mosmarrëveshje kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e Shoqërisë Koncesionare dhe ne aftësinë e saj për të permbushur detyrimet kontraktore të marra përsipër sipas Kontratës së Koncesionit,” thuhet thuhet në njoftimin e zgjidhjes.

Për këto arsye, MIE arsyeton se nuk sheh më zgjidhje tjetër, përveç ndërhyrjes për mbrojtjen e interesave të shtetit duke zgjidhur kontratën, sipas përcaktimeve të saj./Kapitali