Ballina Politika Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

34
0

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Poliçan.

Fillimisht, në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Poliçan, Mimoza Lulaj, ka qenë kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ai që pasi ka argumetuar se asnjë nga pikat e propozuara në relacionin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë Poliçan nuk qëndron, ka deklaruar se “do të jetë një turp për Parlamentin nëse voton pro shkrirjes së kësaj bashkie”.

Zotkaj ka theksuar në fjalën e tij se, ndarja dhe bashkimi i një bashkie bëhet vetëm me pëlqimin e komunitetit dhe komuniteti është kundër. Ai ka theksuar se, bashkia Poliçan duhet të jetë bashki pasi aktualisht ka 318 biznese që lulëzojnë çdo ditë e më tepër, ka turizëm malor dhe industrial, ka implementuar projekte për rininë, moshën e tretë etj. dhe për miratimin për shkritjen e saj janë përdorur dy standarte.

Më pas,  këshilltarët u njohën me raportin e Komisionit e ngritur nga Këshilli Bashkiak për kryerjen e dëgjesave publike me qytetarët, ku shprehej indinjata e tyre të thellë për këtë propozim të qeverisë, që e cilësojnë absurd dhe të padrejtë.

Pasi përfunduan edhe diskutimet e këshilltarëve bashkiak, të gjithë Këshilltarët (15) konfirmuan “dorëheqjen” e tyre, në rast se votohet në Parlament shkrirja e bashkisë Poliçan.

Në përfundim të mbledhjes, u kalua në votim dhe me votat e 15 anëtarëve të Këshillit Bashkiak u votua “Kundër” projekt-ligjit për Ndarjen Administrative Territoriale, që propozon shkrirjen e bashkisë Poliçan dhe bashkimin me Beratin.