Ish luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen jo vetëm për kërkesën e qytetarëve, por edhe për dinjitetin e shtetit, i cili nuk mund të udhëhiqet më nga një person që i ka nxjerr tokat e saj në pazar.
“Duhet të japë dorëheqjen jo për dëshirën tonë por për dinjitetin e një shteti shqiptar, që nuk mund të udhëhiqet më nga një kryeministër që i dha trojet e atdheut në pazar. Del me arrogancë më të madhe, mundohet të bindë patronazhistët e tij se Shqipëria po zhvillohet duke e shitur atë dhe se nuk paskemi ca të shesim tjetër. Këta mafiozë, me në krye kupolën e madhe të Ramës, shkatërruan çdo ekonomi dhe resurs shqiptar.”, tha ai.
Më pas ai theksoi se të gjithë duhet të dalin në shesh për të rrëzuar kryeministrin dhe qeverinë e tij që e cilësoi si “poshtërsi shtetërore”.







