Ballina Aktualitet “Kanë kaq frikë sa na numërojnë çdo ditë sa jemi!” / Aktori...

“Kanë kaq frikë sa na numërojnë çdo ditë sa jemi!” / Aktori Mehdi Malkaj nga protesta: O nëne o nëne si të ikin këta, do të ikin me…

13
0

Aktori Mehdi Malkaj ironizoi qeverinë duke thënë se i numëron çdo ditë protestuesit para Kryeministrisë, duke shtuar se ka frikë nga ata.

Ai bëri thirrje ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në shesh, ndërsa shtoi se pushtetarët do të largohen “me brekë nëpër këmbë”.“Ajo që mua më gëzon shumë është se në udhëheqjen e këtij idiotit, na numërojnë ditë për ditë sa jemi. Kaq frikë kanë. Jo vetëm dorëheqje, por të heqim edhe dorëvënien. Jam gjithmonë me ju.

Kush ka kohë për të ardhur duhet të vijë. Unë jam në një punë të rëndë që nuk ma lejon, por sa gjej hapësirë unë vij me vrap këtu. Më ka marrë malli për ju, për atmosferën dhe fitoren. O nëne o nëne si do të ikin këta?  Këta do të ikin me brekë nëpër këmbë.”, tha aktori.